Publikohen fotografitë e armatimit që u kap sot në Banjskë

Policia e Kosovës ka lëshuar një tjetër komunikatë për media ku ka dhënë informacione për situatën në Veri të Kosovës. Si dhe ka publikuar fotografi nga armatimi i gjetur.

Në komunikatë thuhet se është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, ku një grup terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës duke e vrarë edhe një polic.

”Si rezultat i përkushtimit dhe angazhimit të njësiteve relevante policore, në kuadër të perimetrit të caktuar të sigurisë është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion”, thuhet në njoftim.

Më tutje jepen informatat e tjera nga terreni, ku tre sulmues janë vrarë.

”Deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë”.

”Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh”, vazhdon njoftimi.

Po ashtu theksohet edhe për gjetjen e një arsenali armësh që i përkisnin këtij grupi.

”Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. ttj”.

”Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare”, thuhet në njoftim.

Related Posts

52-year-old “Survivor” winner promises to donate entire $1 million prize to veterans in need

First of all, In a touching story of love and ties between family members, guests were in amazement of Margaret’s small yet impactful gesture during her granddaughter…

Pennsylvania Is Home To America’s Oldest Drive-In Theater

There are also four in midstate Dauphin County, York County, Juniata County, and Cumberland County. Shankweiler’s Drive-In, the oldest one, was founded in the early 1930s in…

Liam Payne, former One Direction member, dead at 31

BUENOS AIRES, Argentina — Former One Direction singer Liam Payne, 31, was found dead after falling from a hotel balcony in Buenos Aires on Wednesday, local officials…

(VIDEO)This Song Will Help You Get Through Losing A Loved One & Bring Peace To Your Soul

The video of Guy Penrod and Sarah Darling singing their song, “What I Know About Heaven” begins with a gentle piano melody. There is a calm and…

Thinks He Can Get Away With Spitting In A Marine’s Face, Learns a Hard Lesson

Thinks He Can Get Away With Spitting In A Marine’s Face, Learns a Hard Lesson Disagreeing with government policies is one thing, but disrespecting the individuals who…

VIDEO: He Said THIS About America in 1969. Now Listen to His Sobering Message 50 Years Later – Goosebumps

The topic chosen for this special monolog was the meaning behind the words used in the Pledge of Allegiance. The host of the show recalls a time…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *