Qeveria greke e shpall Skënderbeun “hero kombëtar grek”

Lavdinë dhe emrin e Skënderbeut janë përpjekur gjatë shekujve e deri në ditët tona ta përvetësojnë shumë vende ballkanike, duke pretenduar se i përket këtij apo atij populli tjetër ballkanik. Por nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri e një shteti tjetër ballkanik ta shpallë zyrtarisht Skënderbeun hero kombëtar të shtetit të vet. Për herë të parë ndodh kjo nga qeveria greke, e cila e shpalli tani Skënderbeun “hero kombëtar grek”.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë në datën 30 nëntor 2022 është botuar mesazhi i urimit që ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i çon ambasadores së Shqipërisë në Athinë me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Në mesazh thuhet tekstualisht: “Skënderbeu është hero kombëtar i dy vendeve tona”.Është hera e parë që Athina zyrtare, qeveria greke, shpall se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Dendias ia transmeton qeverisë së Shqipërisë në rrugë diplomatike verdiktin e ri historik grek për Skënderbeun si qëndrim zyrtar grek dhe si fakt të kryer. Diabolizmi diplomatik grek jo rastësisht ka zgjedhur Festën Kombëtare të Shqipërisë për ta njoftuar vendimin grek.

Ajo, që duhet të tërheqë vëmendjen, është fakti që pretendimin zyrtar e shpall shefi i diplomacisë greke, i cili në këtë rast nuk bën histori, por bën diplomaci. Qëllimisht është zgjedhur ministri i jashtëm të zyrtarizojë publikisht pretendimin se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Nuk ka shpallur deri tani Greqia dhe qeveria greke se heroi kombëtar i Rusisë, heroi kombëtar i Serbisë apo heroi kombëtar i Bullgarisë është edhe hero kombëtar grek. Duke e thënë vetëm për Skënderbeun e Shqipërisë, ministri i jashtëm grek bën diplomaci me qitje të largët ndaj Shqipërisë. Diplomacia greke synon që t’i japë historisë së Shqipërisë, kombit shqiptar dhe heroit tonë kombëtar, statusin e pronësisë së përbashkët të të dy shteteve.

Diplomacia greke punon me strategji afatgjata në drejtim të Shqipërisë. Në sirtarin e saj ndodhet projekti i vjetër dhe i ri i aneksimit gradual të Shqipërisë, i formësuar qysh para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me marrëveshjen e krijimit të federatës Greqi-Shqipëri të nënshkruar nga përfaqësues të të dy palëve në vitin 1907.

Related Posts

Our thoughts and prayers go out to Jon Bon Jovi and his family for their tragic loss

JON The mother of Bon Jovi, Carol Bongiovi, died three days before her 83rd birthday. After Carol died on Tuesday at Monmouth Medical Center in Long Branch,…

World famous singer found dead unexpectedly this morning at 48

Adrián Olivares, who used to be in the boy band Menudo, has died. He was 48 years old.His family, friends, and bandmates from Menudo confirmed his death…

I Left My Fiancé at the Altar Over a Last-Minute Prenup Demand

Here is the Story:Wedding days are meant to be happy, full of love, and dreams of a future together. But sometimes, things don’t go as planned. Today,…

BREAKING: CÉLINE DION’S HEARTBREAKING

Her older sister, Claudette, expressed concern over Céline’s condition, revealing that she “doesn’t have control over her muscles.” Despite her unwavering work ethic and desire to return…

America’s most famous personality found dead at her home in Manhattan

The famous sex and relationship expert Ruth Westheimer has died. She was 96 years old.As Dr. Ruth, the famous therapist and radio show host gave sexy advice…

WILLIE NELSON TRAGEDY

Willie Nelson’s life, marked by heartbreak and tragedy, reflects the depth of his music. He candidly shared, “There’s good money in sadness,” a philosophy born from personal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *