Është larë prej qindra vjetësh me gjakun e heronjve të këtij dheu, por cila është historia e gjatë e flamurit tonë, flamurit më të bukur në botë?
Flamur Bizantin lu.fte (1453)
Emblema e lidhur kryesisht me Perandorinë Bizantine është shqiponja dykrenore. Ishte gjithashtu simboli i dinastisë së parafundit sunduese Paleolog, që ka një histori mjaft interesante të lidhur me kulturën tonë. Konstandin Paleologu e çliroi Morenë me ushtri arbëreshe.
Paleologët ishin perandorët që vendosën shqiponjën simbolin e shqiptarëve në flamurin e shtetit të tyre, dhe po të shikosh flamurin e Bizantit në atë kohë me flamurin e Skënderbeut nuk ka asnjë ndryshim. Pse do e vendosnin këtë simbol po qe se nuk do ta kishin në kulturën e traditën e tyre? Të njëjtën gjë bënë edhe perandorët ilirë të Romës të cilët, kur erdhën në pushtet, vendosën shqiponjën. Siç e ka theksuar edhe Aristidh Kola, duhet të theksohet se mbiemrat e arvanitasve të zakonshëm përshtateshin rastësisht nga pseudonime të mbërthyera prej vitesh, vetëm familjet e pasura, familjet me traditë të madhe apo familjet e shquara u vendosën emra nderi nga populli. Në këtë mënyrë, për shembull, Paleologu, perandori i fundit bizantin, quhej Dragoshi, dragoi i vogël nga bashkëluftëtarët.