Cili është shqiptari që na ka bërë krenarë duke ndihmuar qindra studentë jashtë vendit?

Elvin Guri mund të kishte mbetur i panjohur për publikun e gjerë shqiptar po të mos ishte shfaqur në titujt e lajmeve si një ndër aksionerët kryesorë të Telekom Albania.

Z. Guri është një sipërmarrës me përvojë 25 vjeçare në sektorin financiar, i njohur për publikun bullgar si një investitor i suskesshëm. Në Shqipëri, emri i tij u bë i njohur nga mediat kur u bë pjesë në një aset që paraqet interes publik, siç është operatori shqiptar i telefonisë së lëvizshme.Por, ndërsa emri i tij përmendet kudo si investitor, pak njihet për kontributin social që ai jep në fushën e arsimit. Kjo sepse z. Guri ka preferuar që të ruajë modestinë teksa ofronte bursa studimi për 350 studentë shqiptarë dhe bullgarë në Bullgari. Çmimi i Princeshës Maria Louisa të Bullgarisë nxori në pah kontributin që ai ka dhënë në arsim dhe hodhi dritë mbi Elvin Gurin si një bamirës që me modesti kishte ndihmuar me qindra studentë. Kjo ngjarje është publikuar edhe në faqen zyrtare të Universitetit Amerikan të Bullgarisë (AUBG) ku theksohet se Çmimi i të Diplomuarit të Dalluar për Inovacion dhe Ndryshime Sociale u jepet personave me kontribut të rëndësishëm në shoqëri. Studimet jashtë vendit janë një investim shumë i kushtueshëm për studentët shqiptarë, për këtë arsye pothuajse 90% e bursantëve janë shqiptarë. Me ndihmën e bursave të dhëna nga z. Guri, shumë studentë të talentuar kanë studiuar në AUBG dhe sot kanë pozicione të rëndësishme pune si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

Rastësia e bëri Elvinin që të aplikojë në AUBG më 1992, pa e ditur se disa vite më vonë, ai do të përmendej si ish-studenti më i suksesshëm i asaj shkolle. Së bashku me bashkëshorten, Ralitsa Agayn-Guri, ata investojnë në arsim, si mjeti më i fuqishëm për t’i dhënë një mundësi më shumë të rinjve të talentuar. Çifti Guri ka investuar në arsim përmes institucioneve të ndryshme si AUBG, Junior Achievement dhe “Teach Bulgaria”. Junior Achievement është një program që zhvillohet në më shumë se 100 shtete, me misionin e edukimit ekonomik dhe sipërmarrjes tek të rinjtë. Prej shumë vitesh, Elvini është pjesë e bordit të Junior Achievement në Shqipëri, ndërsa Ralitsa në Bullgari, dhe të dy kontribuojnë për ecurinë e këtij programi. Së fundmi, në maj të këtij viti, z. Guri ishte një ndër donatorët kryesorë në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për studentët e pa privilegjuar, organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës – Instituti Teknologjik i Rochester Prishtinë.

Related Posts

Prayers for Clint Eastwood

Christina Sandera, who died at the age of 61, was Clint Eastwood’s longtime partner. The two met at Clint’s restaurant in Carmel-by-the-Sea in 2014 and quickly became…

The most beloved actor dies at 90 surrounded by family after dementia battle.

James B. Sikking, an actor, has died at the age of 90 after a long battle with dementia. Sikking died at his home in Los Angeles. He…

The Big Bang Theory star suddenly died today

Bob Newhart, an actor and comedian who was probably best known for his parts in Elf and Legally Blonde, has died at the age of 94. Bob…

Top Chef Masters star dead at 49 after freak ‘drowning accident’

Naomi Pomeroy, a chef who won awards, has died at the age of 49. Friends confirmed that the former Top Chef Masters contestant had died.The woman was…

Singer electrocuted to death at concert after he got wet from hugging fan. The video is hard to watch

A SINGER has died in a freak accident on stage after he was electrocuted during a live show. Brazilian rocker Ayres Sasaki, 35, died when a fan…

The person Donald Trump loved the most passed away today

Newscaster Lou Dobbs has died at the age of 78. Trump is sad about his death and calls him an “incredible talent.” It was well known that…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *