Në raportin e përvitshëm qe Agjencia Europiane e Mjedisit bën për të kontrolluar cilësinë e ujit për t’u larë, shkruhet se në Shqipëri, 67% e plazheve (80 prej tyre) klasifikohen me cilësi të shkëlqyer.
Agjencia europiane ka kontrolluar 119 pika në vendin tonë gjatë vitit 2022 dhe i klasifikuar në plazhe me cilësi të shkëlqyer, cilësi të mirë, të mjaftueshme dhe cilësi të dobët.Me cilësi të mirë janë 23 për qind e plazheve, me cilësi të mjaftueshme janë 2 për qind dhe cilësi të dobët 7 për qind e plazheve.
Vërehet se plazhet me cilësi të shkëlqyer kanë pësuar rënie nga 2020, ndërsa duke rënë një kategori më poshtë, duke u klasifikuar si me cilësi të mirë. Ndërsa përqindja e plazheve me cilësi të mjaftueshme dhe të dobët vazhdojnë të jenë po njësoj si një vit më parë.