Ta rrëqeth shpirtin historia e dy vogëlushëve shqiptarë/ Babai eshte invalid, nena ka 7 muaj ne koma…

Ta rrëqeth shpirtin historia e dy vogëlushëve shqiptarë/ Babai eshte invalid, nena ka 7 muaj ne koma…
Shtatori i vitit të kaluar, është koha kur Alteo 6 vjeç dhe Marigleni 12 vjeçar, do ta kujtojnë deri sa të jenë gjallë në këtë botë. Shtatori i vitit të kaluar ishte koha kur i vëllai, Sheidi, nisi t’i shoqërojë drejt shkollës. Kjo sepse Valbona, nëna e tyre, u aksidentua… që prej asaj kohe Valbona qëndron në koma, ndërsa për këta dy vogëlushë, jeta ndryshoi rrënjësisht.
“Shqiptarët për Shqiptarët” shkuan në shkollën ku mësojnë Alteo (cikli parashkollor) e Marigleni (fillore, klasa e katërt), për të takuar mësueset e tyre respektive. Ishte një sms e tyre e cila na mundësoi që të zbulonim dramën e madhe që kishte e vijon të përjetojë familja me 4 fëmijë, një baba invalid e një nënë prej afro 7 muajsh në koma.
Sara, mësuesja e Alteos së vogël, na tregoi se lajmin për aksidentin e Valbonës e mësoi nga Xheviti, babai i Alteos. Ai kishte ardhur në shkollë dhe i qe lutur mësueses që të kujdesej për 6 vjeçarin, derisa të vinte ta merrte i vëllai. Që nga ajo ditë, nuk gjen buzëqeshje e gëzim në sytë e Alteos.

“Jam mësuesja e Teos. Vjet ai ishte fëmijë më i lumtur, më i qeshur. E sillte e ëma në shkollë, vinte ajo e merrte. Këtë shtator, më kujtohet dita e parë. Takova të atin e Teos. Më tha, Sara të lutem, po ta kërkoj të lutem, do të kujdesesh për Teon derisa të vijë ta marrë i vëllai. Po patjetër i thashë, por çfarë ka ndodhur… më tregoi, ka bërë aksident ime shoqe. Aty të them të drejtën u shokova…

Teo ka qenë përherë fëmijë i dashur, i qeshur. Tani ka plot ditë kur ai është i strukur, sidomos kur bëjmë aktivitete që ftojmë prindërit apo nënat e fëmijëve. Ai ndihet shumë keq. Për 8 marsin sidomos. Fëmijët shprehën dëshirën që të bëjnë kartolina për nënat. Ai e bëri kartolinën, por në fund më tha… po unë mësuese, ku ta lë kartolinën.”-tregoi mësuesja.

Drita është mësuesja e Mariglenit. Ajo na rrëfeu se kurrë në 20 vitet e punës së saj si mësuese, nuk ka hasur një rast të tillë kaq të dhimbshëm.

“Jam Drita Hasani, kam 20 vite mësuese në këtë shkollë… kurrë nuk kemi ndeshur një rast të tillë në shkollë. Flas për Alteon e Mariglenin. Marigleni kishte qenë një djalë aktiv, por tani ai është i heshtur, i mbyllur. Kur u interesuam më tepër, problematika në familjen e fëmijëve ishte shumë e rëndë. Vëllai i tyre i madh, që tashmë është në rolin e nënës e babait, kujdeset për ta, pasi i ati qëndron 24 orë në spital, kujdeset për të shoqen. Djali që kujdeset për vëllezërit, vijon studimet tek shkolla e hoteleri-turizmit. Ai ka qenë nxënës i shkëlqyer. Mesa e kemi ndjekur ecurinë e tij, ai ka qenë dhe senator atje, por u detyrua të qëndrojë pranë familjes e ka dhënë dorëheqjen.”-tregoi mësuesja..
https://youtu.be/nF86Sf30PHI

Related Posts

Our thoughts and prayers go out to Jon Bon Jovi and his family for their tragic loss

JON The mother of Bon Jovi, Carol Bongiovi, died three days before her 83rd birthday. After Carol died on Tuesday at Monmouth Medical Center in Long Branch,…

World famous singer found dead unexpectedly this morning at 48

Adrián Olivares, who used to be in the boy band Menudo, has died. He was 48 years old.His family, friends, and bandmates from Menudo confirmed his death…

I Left My Fiancé at the Altar Over a Last-Minute Prenup Demand

Here is the Story:Wedding days are meant to be happy, full of love, and dreams of a future together. But sometimes, things don’t go as planned. Today,…

BREAKING: CÉLINE DION’S HEARTBREAKING

Her older sister, Claudette, expressed concern over Céline’s condition, revealing that she “doesn’t have control over her muscles.” Despite her unwavering work ethic and desire to return…

America’s most famous personality found dead at her home in Manhattan

The famous sex and relationship expert Ruth Westheimer has died. She was 96 years old.As Dr. Ruth, the famous therapist and radio show host gave sexy advice…

WILLIE NELSON TRAGEDY

Willie Nelson’s life, marked by heartbreak and tragedy, reflects the depth of his music. He candidly shared, “There’s good money in sadness,” a philosophy born from personal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *