P Rekese! Nëna I Refuzoi Ftesën, Vajza Humb Ndjenjat, Ja Cfarë Bëri Arditi Në Emision

P Rekese! Nëna I Refuzoi Ftesën, Vajza Humb Ndjenjat, Ja Cfarë Bëri Arditi Në Emision
Albana Keka ka ardhur së bashku më bashkëshortin e saj në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo është martuar me Akremin nga Vlora, por që ditën që ata kanë vendosur të lidhin jetën, nëna e saj ka qenë kundër kësaj martese, me pretendimin se bashkëshorti i vajzës së saj është më i madh në moshë. Albana ka ardhur në studio pët t’i kërkuar nënës që ta falë dhe të takohen, pasi ajo ndihet keq. Por nëna e saj nuk ka pranuar të vijë. “Jam Albana Keka, motra e tre vëllezërve, prindërit i kam të divorcuar. Mami pretendonte për mua, pasi jam gocë e vetme. Nuk jam nga ato vajzat e përkëdhelura dhe kam qenë gjithmonë afër shtëpisë. Pasi vëllezërit u martuan më shpejt, unë ngela vetëm me vëllain e vogël. Unë kam nisur të punoj që në moshë 15 – vjeçare, edhe pse mami im nuk donte.

Por unë doja që të mos na mungonte gjë në shtëpi. Në vitin 2005, një nga tezet e mia u fut të më prezantonte një djalë, meqenëse pretendoja shumë. Unë isha gjatë gjithë kohës punë-shtëpi, shtëpi-punë. Nuk kisha një motër që të flisja, ndërsa me mamin e kisha pak të vështirë. Tezja me prezantoi një djalë, por mua nuk më pëlqeu dhe më thoshin që kur është me shkesi, nuk ka dashuri dhe do ta duash avash-avash. Nuk e di, por nuk më pëlqeu. Tezja insistonte çdo ditë që unë ta takoja në një orar të saktë. Nuk e njoha atë djalë, sepse nuk pata mundësi të dilja ta takoja dhe ta njihja nga afër, ndryshe nuk do të isha fejuar dhe të vendosja unazë. Ka qenë ndeshja Greqi – Shqipëri dhe kur fituam jam gëzuar shumë dhe në ato momente gjërat filluan të ftohen. Unë u ngrita dhe të nisa të gëzoja. Në ato momente i lashë unazën në tavolinë, pas debatit që patëm. Më pas ika nga aty dhe shkova në një hotel ku fillova punë si recepsioniste. Pas kësaj nisa si përgjegjëse te hoteli ku punova për 10 vite. Më pas erdha në Shqipëri, pasi mami m’u sëmur. Unë jam bërë si djali i shtëpisë. Më Akremin Lamaj u njohëm që në vitin 2012. Kemi qenë në tavolina të ndryshme, pasi punojmë të dy me poezi, unë jam tek proza, ai është rapsoditë e folklorit lab”.
Por kush është Akremi?

Akrem Lamaj nga Vlora ka ardhur në “E Diela Shqiptare” për të shoqëruar bashkëshorten e tij. Ai ka punuar disa vite ushtarak dhe më pas është larguar, pasi vajza e tij u sëmurë. Ai është ndarë nga bashkëshortja me cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Vajza e tij vdiq në moshën 12 – vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje. Ndërsa djali jeton në Greqi me nënën e tij. Më pas Akremi u martua me Albanën nga Dukati. Si nisi njohja e Akremit me Albanën. Albana Keka: Ai më shkruan një poezi dhe mendoi se kisha ditëlindjen, por unë në fakt se kisha. Ndërkohë kisha bërë shaka, sepse unë e kam në 27 Korrik, jo në Tetor kur më shkruajti mesazhin Akremi. Një ditë të bukur i them Akremit; ke ndonjë hall, fol. Kishim kafe të shpeshta dhe takoheshim shumë. Një ditë e pyes çfarë ke dhe ai më thotë do të të marr për grua. Unë faktikisht nuk doja ta dëgjoja këtë, sepse e kisha parë si mik, si baba, si shok, madje i flisja për ndjenjat e mija për dikë tjetër. E pyes Z. Akrem jeni mirë? U mendova, mora poezinë dhe e shikoj disa herë nëse kishte diçka, por ndërkohë ishte një mesazh ditëlindjeje. Një ditë të bukur, i kthej përgjigje e takoj dhe folëm për gjërat që duam. Ai më çon tek motra e tij dhe për atë nuk kam fjalë. Ajo më do pa masë. Ardit Gjebrea: Por ka diçka, ka një ngërç me mamanë tuaj?

Related Posts

Our thoughts and prayers go out to Jon Bon Jovi and his family for their tragic loss

JON The mother of Bon Jovi, Carol Bongiovi, died three days before her 83rd birthday. After Carol died on Tuesday at Monmouth Medical Center in Long Branch,…

World famous singer found dead unexpectedly this morning at 48

Adrián Olivares, who used to be in the boy band Menudo, has died. He was 48 years old.His family, friends, and bandmates from Menudo confirmed his death…

I Left My Fiancé at the Altar Over a Last-Minute Prenup Demand

Here is the Story:Wedding days are meant to be happy, full of love, and dreams of a future together. But sometimes, things don’t go as planned. Today,…

BREAKING: CÉLINE DION’S HEARTBREAKING

Her older sister, Claudette, expressed concern over Céline’s condition, revealing that she “doesn’t have control over her muscles.” Despite her unwavering work ethic and desire to return…

America’s most famous personality found dead at her home in Manhattan

The famous sex and relationship expert Ruth Westheimer has died. She was 96 years old.As Dr. Ruth, the famous therapist and radio show host gave sexy advice…

WILLIE NELSON TRAGEDY

Willie Nelson’s life, marked by heartbreak and tragedy, reflects the depth of his music. He candidly shared, “There’s good money in sadness,” a philosophy born from personal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *